Pak ditë më parë, Einxhel Shkira mori një surprizë nga dy moderatoret e njohura të Top Channel, të cilat janë edhe mikeshat e saj më të ngushta, Fjoralba Ponari dhe Argjira Spanca.
Në një moment Fjoralba tentoi t’i jepte një mesazh të koduar Einxhelit sesi po shihej lidhja e saj nga jashtë dhe që të mos ç’fokusohej.
Pas këtij komenti Arbana ndërhyri menjëherë duke ndërprerë takimin e vajzave.
“Iconstyle” bën me dije se ditën e sotme Arbana dhe Fjoralba kanë debatuar ashpër në ambientet e “Top Channel”.
Debati mes tyre ka ndodhur në drekë, në korridor dhe nuk ka qenë aspak i qetë, por i agravuar. Arbana është përplasur me Fjoralbën duke e akuzuar se ajo i dha informacion Einxhelit dhe se ka ndikuar në lojën e saj.
Nga ana tjetër Fjoralba e ka akuzuar produksionin duke i thënë se e kanë katranosur keq punën dhe se nuk janë aspak profesional e të denjë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.