Mbrëmë banorët ishin të detyruar nga Big Brother të organizonin një spektakël, ku më pas do të ndaheshin edhe disa çmime.
Personi i padëshiruar, Miss Sexy, Miss Intelegjenca, ishin vetëm disa nga çmimet që u dhanë mbrëmë, ku ishin vet banorët ata që votonin për njëri-tjetrin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Çmimi kryesor ishte ai i “Intelegjencës”, ku këtë e fitoi Einxhel Shkira.
Big Brother asaj i dha një rol të veçantë, që të zgjidhte mes Arjolës, Monikës dhe Beniadën, që njërën nga to ta çonte direkt në nominim për të premten.
Kjo përzgjedhje erdhi pasi banorët që kishin votuar personin “surprizë” tek votimet e tyre ishin vetëm emrat e këtyre tri banorëve, kështu që, Einxhel zgjodhi të ishte Monika.
Kjo e fundit nuk është se e priti aq mirë, por u shpreh që më mirë që e bëri Einxhel se sa ta bënte Iliri./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.