×
  • Show Time
  • Show Time

    “Janë stepur…”, ky ishte reagimi i prindërve të Keith kur morën vesh se është në lidhje me Adriana Matoshin

    Reporteri
    20 Janar 2022 | 11:28

    Deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi e fftuar në “Goca dhe Gra” këtë të mërkurë ka rrëfyer se si u ndjenë prindërit e të dashurit të saj Keith Groeneveld kur morën vesh për lidhjen me diferencë shumë të madhe moshe.

    Adriana tha se ata ishin stepur, pasi nuk e prisnin që djali i tyre të kishte një të dashur 20 vite më të vjetër dhe me një vajzë, por ai ndoqi ndjenjat e tij dhe jo çfarë thoshin të tjerët.

    “Keith ka mendime ashtu siç unë kam tani, ndoshta është edhe gjenerata e tij që mendon për jetën. Ai mamit dhe babit tim i thotë mami babi, ndërsa unë akoma nuk i kam takuar prindërit e tij. Ata janë stepur pak kur e kanë marrë vesh, por ai ka vepruar duke u bazuar në ndjenjat e tij. Edhe shoqëria e tij nuk kanë qenë dakord, ai nuk më ka thënë gjë, por unë e kam kuptuar vetë”, tha Adriana.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!