×
  • Show Time
  • Show Time

    Donaldi merr çmimin “banori më i padëshiruar në Big Brother”, ky është reagimi i tij

    Reporteri
    20 Janar 2022 | 13:58

    Mbrëmë Big Brother u dha banorëve një detyrë që të organizonin një spektakël, ku përfshinte vallëzimin, këndimin dhe humorin.

    Derisa të gjithë banorët kishin zgjedhur diçka për të interpretuar, Big Brother u bëri të ditur se në fund të spektaklit do të ndahen edhe disa çmime, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Këto çmime vareshin po nga banorët, të cilët duhet të votonin, por që realisht nuk kishin të bënin me performancat që ata do të realizonin.

    Pas spektaklit Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku Donaldi u zgjedh si më i padëshiruar në Big Brother.

    E reagimi i tij nuk kishte si të ishte ndryshe, pasi edhe ai vet e priti një gjë të tillë, ani pse tregoi se i erdhi inat që nuk e fitoi atë të “Intelegjencës”, ku banorët votuan Einxhel Shkirën.

    Kujtojmë se nga kjo lojë e Big Brother, Miss Intelegjenca, e që ishte Einxhel Shkira, u desh të çonte një banore direkt në nominim për të premten, e që ajo zgjodhi Monika Lubonjën./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!