Eleminimin e Dj Dagz nga shtëpia e Big Brother VIP, Einxhel Shkira duket se po e përjeton jo mirë.
Derisa atë natë ajo ishte zgjuar deri në orët e para të mëngjesit duke qarë për daljen e tij, e cila sipas moderatores ishte e padrejtë në mënyrën se si shkoi zingjiri, tani ajo vazhdon ta përjetojë keq largimin e tij, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një bisedë me Monikën, ajo ka folur sërish për Dagz për të cilin thotë se deri në këtë moshë të saj (32 vjeçare), askush se ka bërë të ndjehet kaq mirë.
Ajo tutje shton se nuk ka qenë e gatshme të rri pa të brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në anën tjetër, për mënyrën se si shkoi zingjiri i nisur nga Beatrix Ramosaj, Enxhi debatoi ashpër me të dhe Donaldin, por edhe Egzonën e Monikën të cilët e konsideronin Dagzin personin më të afërt të tyre.
Ndryshe, Dagz në anën tjetër po e mbështet fort Einxhel Shkirën në rrjete sociale, derisa gjatë ditës së djeshme ka shkruar se është duke e pritur dhe e do fitimtare./Reporteri.net/