×
  • Show Time
  • Show Time

    “Kujdes mikrofonin, kujdes…”, produksioni i Big Brother ia ndërpret bisedën Beatrixës dhe Donaldit

    Reporteri
    20 Janar 2022 | 16:05

    Dyshime të shumta janë hedhur shpeshherë në drejtim të produksionit të Big Brother VIP, qoftë edhe për eleminimet që bëhen, dyshimet në vota.

    Por, jo të rralla janë rastet kur dhoma e rrëfimit ndalon banorët të flasin një gjë të caktuar, duke përdorur shprehjen “kujdes mikrofonin”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Një gjë e tillë ka ndodhur edhe mbrëmë, kur derisa Beatrixa dhe Donaldi po bisedonin për biletat “vajtje-ardhje” që mund të kenë banorët.

    Donaldi i tha Trixës që nëse do dilte dhe do kishte biletën e kthimit, ai nuk do të kthehej, por në anën tjetër këngëtarja nga Podujeva i thotë se nëse ‘ta japin biletën’, atëherë duhet të kthehesh dhe të ndryshoh diçka.

    Pas kësaj, dhoma e rrëfimit ndërhyn duke i thënë Beatrixës “rregullo mikrofonin”, teksa ajo nuk e kupton dhe vazhdon sërish bisedën me Donaldin, por që dhoma e rrëfimit ndërhyn sërish dhe i thotë Beatrix kujdes mikrfonin.

    Në këtë moment këngëtarja e kupton që nuk duhet të vazhdojë bisedën që po bënin, dhe nuk vonon shumë atë e thërrasin në dhomë të rrëfimit.

    Kujtojmë se Beatrix, Donald dhe Einxhel janë tre banorët e nominuar të kësaj jave./Reporteri./net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!