Sipas raportimeve, Pamela Anderson dhe bashkëshorti i saj i pestë, Dan Hayhurst, janë ndarë pas vetëm 13 muajsh martesë.
Ish-aktorja e “Baywatch”, 54 vjeçe, paraqiti kërkesën për divorc në vendlindjen e saj, në Kanada, ku ishte zhvendosur me bashkëshortin e saj të ri vitin e kaluar, raportoi Revista Rolling Stone të enjten duke cituar një burim të afërt me çiftin.
Ndarja e çiftit vjen pothuajse një vit pasi DailyMail zbuloi se të dy ishin kurorëzuar me martesë pasi ranë në dashuri gjatë ditëve të para të izolimit nga coronavirusi, në 2020.
Por një burim i afërt me çiftin i tha revistës: “Pamela dashuron aq autentikisht sa jeton” dhe se romanca e “vorbullës pandemike” kishte përfunduar.
Anderson dhe Hayhurst, i cili ishte truproja e saj, shkëmbyen betimet në një ceremoni intime në terrenin e shtëpisë së saj kanadeze në ishullin Vancouver në prag të Krishtlindjeve të vitit 2020.
“Jam pikërisht aty ku duhet të jem – në krahët e një njeriu që më do vërtet”, tha ajo për DailyMail në një intervistë janarin e kaluar, transmeton Telegrafi.
Anderson, e cila ka shtetësi të dyfishtë, kishte jetuar me Hayhurst në ishullin Vancouver pas vitesh qëndrimi në Kaliforninë Jugore, ku ajo bëri emër duke luajtur rolin e CJ Carter në filmin dramë/aksion të viteve ’90, “Baywatch”.
Por burimet i thanë revistës se Anderson është larguar nga shtëpia martesore e çiftit dhe aktualisht është kthyer në Malibu duke kaluar kohë me dy djemtë e saj.
Vajza e kopertinës së Revistës “Playboy” është parë në vendlindjen e saj disa herë që nga fundi i vitit të kaluar dhe së fundmi është parë javën e kaluar pa unazën e saj të martesës.