Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është shënuar rekord i rasteve me COVID-19.

Që nga dje, janë konfirmuar 2 mijë e 943 raste të reja me koronavirus dhe një rast vdekje.

Konfirmimi i rasteve ka ardhur pas testimit të mbi mostrave.

Reklamë

Postimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.467 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.737.417 doza të vaksinës.

Deri më sot 799.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 4.813 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Reklamë

Nga 11.563 testime, 2.943 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 317 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.890.

Në total numri i rasteve aktive është 12.396.

Reklamë