Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Genta Ismajli është bërë nënë për herë të parë me binjakë, një vajzë dhe një djalë.
Lajmin e ka konfirmuar një burim i afërt i këngëtares për Koha.net.
Mësohet se këngëtarja ka disa ditë që është bërë nënë, por deri më tani Genta dhe bashkëshorti i saj turk, Ustan kanë vendosur t’i mbajnë fëmijët larg medieve.
“Genta po mundohet t’i mbaj fëmijët sa më larg medieve. Fokusi i saj momental është tek kënga që ajo ka publikuar, këngë kjo që është realizuar kohë më parë gjatë shtatzënisë se saj. Ajo dhe fëmijët kanë një shëndet shumë të mirë për momentin”, tha burimi i afërt me këngëtaren.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.