×
  • Show Time
  • Show Time

    Produksionit të Big Brother VIP i dalin dallaveret, dhoma e rrëfimit mëson Beatrixën si të luaj rolin e viktimës më mirë?

    Reporteri
    21 Janar 2022 | 18:39

    Mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP është futur një zarf i zi, i cili njoftonte se njëri nga banorët i ka dhënë informacione Beatrixës, duke e rënduar kështu gjendjen e saj psiqike.

    Me t’u lexuar zarfi, Beatrix Ramosaj u shpreh se nuk e di pse e kanë shkruajtur ashtu, pasi nuk ndjehet e tillë, dhe se ajo vet fillimisht nuk e dinte se për kë bëhej fjalë, derisa më pas ajo tha emrat e Xheisarës dhe Egzonës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Banorët filluan menjëherë të diskutonin se cili mund të jetë banori që ka folur, e dyshimet e para janë tek banorët e rinj.

    Nuk vonon shumë dhe ajo ftohet në dhomën e rrëfimit, dhe sapo del nga aty, Beatrix Ramosaj fillon duke thënë se nuk po ndjehet mirë.

    Ani pse në fillim tha emrin e Xheisarës dhe Egzonës, tani këngëtarja nga Llapi filloi të përmendte një diskutim që kishte pasur me Arbërin, banorin e ri, duke hedhur kështu dyshimet e para se vet produksioni mund ta ketë udhëzuar atë.

    Kujtojmë se sonte njëri nga banorët, Einxhel, Donald dhe Trixa do të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!