×
  • Show Time
  • Show Time

    Labi reagon pas shtrëngimit të masave: A ka virus? Ku jeni more, ku jeni fshehur?

    Reporteri
    22 Janar 2022 | 10:51

    Këngëtari Labinot Tahiri ka kundërshtuar vendosjen e masave të reja kundër Covid-19, të vendosura dje nga Qeveria e Kosovës.

    Tahiri pyeti se pse u vendosën sërish masa përkundër që qytetarët janë të vaksinuar me dy doza të vaksinës.

    “A jeni të vaksionuar me nga dy doza ? Po. Përse jemi prap në mbyllje? A na sygjeronin qê ti marrim vaksinat se më nuk ju mbyllin dhe kalon pandemia! Çfarë logjike ka këtu; ku qendrat tregtare janë hapur me nga 2000 persona në ditê dhe me plot qarkullim, ndërsa fitneset ku sporti i shëron njerëzit i kanë mshel dhe po i mbajnë mbyllur”, ka shkruar ai.

    Ai ka bërë thirrje që të mos ketë panik, teksa paralajmëroi se doza e tretë nuk do të jetë e fundit.

    Postimi i plotë:

    Hey..!

    A ka virus?

    Ku jeni more , ku jeni fshehur?

    A jeni të vaksionuar me nga dy doza ? Po.

    Përse jemi prap në mbyllje?

    A na sygjeronin qê ti marrim vaksinat se më nuk ju mbyllin dhe kalon pandemia!

    Çfarë logjike ka këtu; ku qendrat tregtare janë hapur me nga 2000 persona në ditê dhe me plot qarkullim, ndërsa fitneset ku sporti i shëron njerëzit i kanë mshel dhe po i mbajnë mbyllur

    ?Zoti ynê i madh!

    Experta se jo mahii!

    Heu BACA Kovid Biznesi e pirolla të qoftë!

    E di që disa me shajn, ama nuk ka dert.

    Hallall u’a bëj , ama e them realitetin dhe me del kah shpirti çfardo që e them.

    Ju lutem jetojeni jetën pa panikë, se më jemi mesuar ; ku mbas kësaj doze të tretë , vjen doza tjetër ma e nxeht..

    Vaksina e 4-të, e 5-të e me radhë..!

    Gjynah, janë berë si rexhisora të atij filmi legjendar; RAMBO 1-shi, 2-shi, 3-shi, e derisa të starton 5 G-ja në Kosovën Republikë? E PASTAJ VARFERIA!

    Të dashur qytetarê, edhe unê kam pasur humbje në antarêt e familjes sime nga ky lloj virusi dhe me vje shumë keq, ama është politik dhe , vazhdon të mbetët i dalur nga dora e njeriut , e jo nga dora e ZOTIT.

    Natën Quna e Goca ????ju pastë Zoti me shendet dhe me të mira??❤️❤️

    Labi Kosovê e Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!