Stresi, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka folur dhënë mendimin e tij për Big Brother VIP.
Përveç lidhjes mes Donaldit dhe Beatrix, reperi ka bërë një koment dhe Einxhel, me të cilën ka pasur një përplasje të fortë disa kohë më parë.
Einxhel është një ndër konkurrentet më të forta dhe të komentuara, sidomos për lidhjen me Dj Dagz.
Stresi thotë se ajo nuk mund të quhet VIP.
“Egoiste shumë, naive shumë. Nuk është modeli për ta ndjekur. Ajo në “Big Brother” kishte deklaruar që e kanë sharë e më pas i kanë kërkuar falje.
Jo vajzë e dashur. Nuk të kam kërkuar falje e as nuk të kërkoj falje. Ajo nuk ka lidhje me fjalën VIP. Ka qenë gjithë jetën në disco darkave, puthu me njerin…”ka thënë ai.
Pyetur në lidhje me Dagz, ai është shprehur se: “I shkreti ai. Unë e shoh si peshk atë.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.