×
  • Show Time
  • Show Time

    Fero e ‘kërcënon’ qeverinë Kurti me protesta pas shtrëngimit të masave

    Reporteri
    23 Janar 2022 | 17:02

    Pas ‘shpërthimit’ të infektimeve, Qeveria e Kosovës këtë javë vendosi masa shtesë mbrojtëse kundër coronavirusit.

    Në kuadër të masave të reja, kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

    Shërbimet e gastronomisë, kafiteritë ndërkohë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00.

    Muzika nëpër lokale duhet theksuar se lejohet vetëm deri në orën 20:30.

    Për masat e reja, reagimet në internet kanë qenë të shumta nga qytetarët e po ashtu edhe figurat publike.

    Fero është njëri nga reperët që duket të jetë i pakënaqur me vendimin e Qeverisë, ndërsa thekson se është pro për protesta paqësore.

    “Unë jam pro për protesta paqësore para Qeverisë së Kosovës”, tha ai.

    Fero është njëri nga reperët që duket të jetë i pakënaqur me vendimin e Qeverisë, ndërsa thekson se është pro për protesta paqësore.

    “Unë jam pro për protesta paqësore para Qeverisë së Kosovës”, tha ai.

    I njëjti vetëm pak ditë më parë, para zbatimit të masave kërkoi rikthimin e Hashim Thaçit.

    Vlen të ceket se masat antiCOVID kanë hyrë në fuqi më 22 janar dhe vlejnë deri më 4 shkurt 2022.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!