×
  • Show Time
  • Show Time

    Pasi kërkoi nga produksioni t’ia merrnin arushin Donaldit, Big Brother ia dorëzon Semit “Gin”in

    Reporteri
    24 Janar 2022 | 21:04

    Pasi Donaldi u lidh me Beatrixën, raporti i tij me Semi Jaupajn ndryshoi, duke qenë se kjo e fundit është mikesha më e mirë e Borës.

    Madje ishte Einxhel ajo e cila dy ditë më parë tregoi se Semi kishte kërkuar arushin që ia kishte lënë Donaldit, pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Nuk ka vonuar shumë dhe produksioni ia ka kërkuar arushin Donaldit për t’ia dorëzuar Semit.

    Semi në llogarinë e saj në Instagram, tani ka publikuar një fotografi me arushin e saj, “Gin”-in.

    “Shpirti plot”, ka shkruar Semi në fotografinë e publikuar.

    Kujtojmë se Semi u largua edhe nga studio e Big Brother gjatë njërit prej spektakleve pasi asaj iu mohua e drejta të fliste me banorët në shtëpi, saktësisht Donaldin për t’ia kërkuar po arushin e saj që t’ia kthente./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!