Egzona Rafuna është njëra nga banoret që ka dy javë që ka nisur aventurën e saj në Big Brother VIP.
Ani pse në fillim ajo u pëlqye mjaft shumë nga publiku, së fundmi ajo po kritikohet shumë po nga të njëjtit, pasi sipas tyre ajo po qëndron gjithë kohës pas Donaldit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Tani një video e saj është bërë virale ku ajo flet për virgjërinë, teksa po bisedonte me Arjolën dhe Beniadën.
Fillimisht Beniada e pyet për shenjën e horoskopit, Egzona Rafuna i tegon asaj se është ‘virgjëreshë. Tutje Beniada e pyet nëse është e fejuar dhe përgjigjja e banores nga Kosova është jo.
“Je e virgjër”, është pyetja e radhës nga Beniada të cilës Egzona vazhdon t’i përgjigjet me “J…”, derisa vazhdon duke thënë se “a veç kur je e fejuar duhet..”, duke nënkuptuar marrëdhëniet seksuale.
Theksojmë se një pjesë e madhe e publikut në rrjete sociale po e cilëson sjelljen e Egzonës ndaj Donaldit si pëlqim./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.