Ish-banorja e shtëpisë së Big Brother VIP, Sarah Berisha, ka treguar a ka folur me ish-banoren tjetër, Beatrix Ramosaj.
Sarah ka hapur opsionin e pyetjeve në InstaStory, ku është përgjigjur në pyetjet e ndjekësve drejtuar asaj.
Një prej tyre e ka pyetur nëse është takuar me Beatrixën, pas daljes së saj nga shtëpia.
“Ke folur me Trixën?”, ka pyetur ndjekësi.
Sarah është përgjigjur se nuk ka folur me Trixën, por me nënën e saj.
“Me Trixën personalisht jo, por kam shkëmbyer dy mesazhe me mamanë e saj për ta pyetur për gjendjen e Trixës”, është përgjigjur Sarah.
Ndryshe, Beatrix Ramosaj ka dalë nga shtëpia të premten e javës së kaluar.
Deri më tani ajo nuk është lajmëruar fare as në rrjetet e saj sociale, e as në emisionet të cilat shkojnë të gjithë banorët e Big Brother, pasi dalin nga shtëpia.
Sipas moderatores së “Fun Club”, emision i cili i dedikohet Big Brother, Trixa ka gjendje të rënduar psikike pas daljes nga shtëpia
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.