×
  • Show Time
  • Show Time

    Mozzik: Sa bukur do të ishte që brezat e rinj të mësojnë në shkolla për UÇK-në

    Reporteri
    25 Janar 2022 | 17:39

    Mozzik gjithmonë e ka treguar mbështetjen e tij të madhe për UÇK-në.

    Madje ai e ka shprehur hapur se është një përkrahës i madh i PDK-së, derisa postimet e tij me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin janë të shpeshta, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Së fundmi ai ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook, derisa ka shkruar se do ishte mirë që brezat e rinj të mësojnë për UÇK-në në shkolla.

    Postimi i plotë:

    “Sa e bukur kishte qenë që në Librat e Historisë të shkollave fillore në lëndën e historisë të futet historia,themeli,bazamenti i shtetit tonë.

    Sa e bukur kishte qenë që brezat e rinjë të mësojnë për UÇK-në .

    Bile ka shku gjatë pa e rekomandu në shkolla thelbin e historisë së Kosovës #UÇK

    Njëra nga idetë që historia të mbahet e rifreskuar e të kalon në gjitha gjeneratat besoj është kjo .

    #Arsimi #UÇK #Historia”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!