Që nga fillimi i Big Brother janë krijuar ‘meme’ të ndryshme në rrjete sociale për banorët e këtij ediconi të parë VIP.
Madje çdo spektakël janë disa banorë që spikasin, por Beniada është ajo e cila gjithmonë merr vëmendje më shumë nga të gjithë, duke qenë se gjuhën shqipe nuk e flet aq mirë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Tani, në TikTok po qarkullon një video mjaft qesharake me banoret e Big Brother, ku përmes një aplikacioni kanë publikuar pamje të tyre se si ato do të dukeshin po të ishin meshkuj.
Kujtojmë se mbrëmë nga Big Brother u largua Arbëri, banori i cili nisi këtë aventurë vetëm tri javë më parë.
Ndërsa, Einxhel, Beniada, Iliri dhe Donaldi u zgjodhën të preferuarit e publikut./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.