×
  • Show Time
  • Show Time

    Sabiani tregon si është gjendja e Beatrix, zbulon bisedën me mamanë e saj

    Reporteri
    26 Janar 2022 | 22:54

    Sabiani ka qenë i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka rrëfyer eksperiencën e tij në BB VIP dhe jo vetëm.

    Këngëtari është pyetur nëse ka patur kontakt me Trixën pas daljes së saj nga shtëpia, duke qenë se u përfol në media se ishte në një gjendje të rënduar psikologjike.

    Ai ka treguar se janë takuar natën e spektaklit dhe më pas ka folur me Antigonën, mamanë e këngëtares, e cila i ka treguar se Trixa është mirë dhe në gjendje të stabilizuar, por normalisht i duhet pak kohë të marrë veten nga ndryshimi.

    ‘Jemi takuar mbrëmjen që ka dalë nga spektakli, kam folur me mamanë e saj, dhe ka thënë se i duhet pak kohë që të stabilizohet’, është shprehur Sabiani.

    Gjithashtu ai ka treguar se e ka patur Trixën si vajzën e tij brenda shtëpisë dhe jo vetëm.

    Në një reagim të vetëm që ka bërë në rrjetet sociale, Triksa falenderoi të gjithë ndjekësit për mbështetjen që i kanë dhënë, dhe tha se tashmë është fanse e fitores së Donaldit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!