Banorja e Big Brother, Einxhel Shkira do ta lë për pak kohë shtëpinë e famshme.

Kjo pasi ajo e lëndoi krahun pas një loje të organizuar brenda shtëpisë.

Lajmi është konfirmuar nga produksioni i Big Brother të cilët kanë njoftuar se Einxhel është dërguar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun.
Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar.

Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”.

Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat.
Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë”, thuhet në njoftimin e tyre.

 

View this post on Instagram

 

Reklamë

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)