Sot u mbajt protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, kundër shtrenjtimit të rrymës.
Qytetarët të shumtë janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë për të kundërshtuar propozimin e ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Në mesin e protestuesve i pranishëm ishte edhe floktari i njohur i estradës, Kaci Lleshi, i cili shihet përkrah deputetit të AAK-së, Pal Lekaj.
Ai u pa bashkë me deputetin teksa qëndronin në një nga sheshet e kryeqytetit për të iu bashkuar kështu protestueseve.
Kujtojmë që përveç që është ndër parukeierët më të kërkuar nga fytyrat publike, Kaci prej vitesh është pjesë e pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ndërkohë, disa nga pankartat që mbajtën protestuesit shkruhej: “Krejt rroga në rrymë”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Me popull dhe rrymë nuk luhet se djegësh”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.