×
  • Show Time
  • Show Time

    Donaldi: Ma ndiqte të dashurën, e rraha dhe përfundova në polici

    Reporteri
    31 Janar 2022 | 22:28

    Banorët e Big Brother VIP sonte po tregojnë histori dashurie nga e kaluara.

    Ndonëse të gjithë me radhë po tregonin histori nga më të ndryshmet, ishte Donaldi i fundit ai i cili filloi të tregonte për dashurinë e tij të parë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai tregoi se në vitin e parë në gjimnaz u dashurua me një vajzë, por që kjo e fundit ishte ndërkohë në një lidhje dashurie.

    Ai tutje vazhdoi tregimin se me të përfundoi bashkë duke qenë se ajo la të dashurin që kishte për të.

    Madje, në një moment ai rrëfeu se atë e ndiqte një person me makinë dhe kur ky e vuri re u përlesh me të, por që personi në fjalë e denoncoi në polici.

    “Më denoncoi, por nuk ishte diçka serioze, dhashë deklaratën time dhe aq”, tha Donaldi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!