×
  • Show Time
  • Show Time

    “I kam mundësitë ta bëj vet” – profesori Paci nuk e pranon ofertën e Labit për pushim në Turqi

    Reporteri
    01 Shkurt 2022 | 9:47

    Profesori Lulzim Paci i cili gjatë ditës së djeshme mori shumë mesazhe mbështetëse për shkak të bullizimit që iu bë në rrjete sociale, e ka falënderuar këngëtarin Labinot Tahiri i cili i ofroi një pushim në Turqi, por ai ka thënë se i ka mundësitë që këtë udhëtim ta përballojë vetë, shkruan Reporteri.net.

    Profesori Paci ka thënë madje se me datën 23 do të udhëtojë për në Turqi dhe këtë e bën me financat e veta.

    Ndërkaq Labi ka thënë se prapë se prapë ai do të qëndrojë pas ofertës që ia ka bërë profesorit nga Vushtrria.

    Ai ka përsëritur se këtë ofertë e ka bërë vetëm në shenjë respekti ndaj profesorit.

    Postimi i plotë:

    ?Mirëmengjesi prof dhe qytetar!
    Se pari, nje vleresim për deputeten që kishte kerkuar falje e qe as nuk e kisha ditur se kush e ka berë ate postim për herë të parë , por që kërkim falja pranohet te Zoti e lere me te njeriu. Prandaj respekt për deputeten.
    E dyta, o prof i yni!
    Pasha besën e Zotit, për ato bileta që e kam cekur, e kam cekur që nga duart e shqiptarëve vetem në shenjë respekti , se që i ke mundesitë personale me shkua në pushime ate e dim , dhe po ashtu edhe nga miqët e familjarët e tu e kuptuam që kujdesën për ju!
    ?Atë premtim e kam thënë pa asnjë të keqe , se me pas mundesi, të gjithë mësimdhënësit i kisha shpërblyer me pushime vetëm me ju dhurua vullnet, se boll që na i mesojnë femijet tanê me ato rroga të vogla???
    Respekt që me ke falenderu në emision dhe kur të jeni gati , pas atij pushimi që e keni të paguar, prap i qendrojmë atij premtimi shpirtror e shoqëror ndaj teje.
    “Prof, gjithsesi do ti qojmë nga dy gota qaj në Vushtri, se është ndjenjë e mirë , na duket si të pim qaj në Stamboll”??❤️?
    Me respekt, Labi Kosovë e Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!