×
  • Show Time
  • Show Time

    “Një shaka e pa kripë”, Arbana paralajmëron Donaldin pasi ia mbuloi fytyrën me qese celofoni Beniadës

    Reporteri
    01 Shkurt 2022 | 21:24

    Me të filluar spektakli i Big Brother VIP, Arbana pyeti banorët se si ka shkuar ky tre ditësh, duke qenë se janë kujdesur për Einxhel Shkirën, banoren e cila theu krahun brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Por, pas kësaj, Arbana ka paralajmëruar Donaldin për një lojë që i kishte bërë Beniadës para fillimit të spektaklit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Një shaka e pa kripë Donald, kur ti me qese celefoni i mbulon fytyrën Beniadës. Keni kujdes, mos i bëni këto lojëra më”, ka qenë deklarata e Arbanës.

    Derisa në anën tjetër Donaldi ka kërkuar falje për këtë lojë dhe tha se nuk e ka bërë me të keq, por sipas tij Beniada e kishte të hapur gojën./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!