Në spektaklin e së martës, Mozzik ishte i ftuar nga Top Channel për të performuar para banorëve disa prej këngëve të tij.
Me t’u takuar me banorët ai u shpreh se ka ardhur aty për të gjithë, por në veçanti për t’ia uruar fitoren Donaldit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Pas kësaj deklarate të reperit, ka ndërhyrë Arbana Osmani e cila i ka thënë se ky është thjesht një opinion i Mozzikut dhe produksioni tërhiqet nga kjo.
Por, sonte në spektakël, ku Donaldi mori edhe një dënim pasi kishte futur në ambientet e shtëpisë Mozzik, Arbana u shpreh se Mozzik do të mbajë për vete pasojat pasi ai ka nënshkruar një dokument para se të futet në shtëpinë e Big Brother VIP./Reporteri.net/