Pas dënimit të “Big Brother” për Donaldin, pasi theu rregullat duke futur reperin Mozzik në ambientet e shtëpisë, ka reaguar dhe ky i fundit.
Donaldi tha se nuk kishte bërë asgjë me qëllim të keq ndaj banorëve dhe produksionit.
“Shoqëria ime është më e shtrenjtë se ky format”, u shpreh Donaldi.
Pas kësaj, ka ardhur dhe reagimi i Mozzik, i cili thotë se i qëndron fjalës që ka thënë, duke i uruar fitoren aktorit.
