Aktori Shkumbin Istrefi ka reaguar për videot në TikTok të profesorit nga Vushtrria ku ai shihet duke vallëzuar, gjë kjo e cila pas deklaratës së deputetes Fjolla Ujkani, ka pasur reagime të shumta në publik.
Istrefi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se po të ishte vet ai në vend të profesorit, do publikonte video duke iu mësuar nxënësve lëndën e tij, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Me qenë në vend të Profës, do ta postoja ndonjë video duke i mësuar/shpjeguar nxënësve lëndën e tij. Me e pa opinioni që si Profesor është edhe me i mirë se si valltar”, ka shkruar ndër të tjerash Shkumbin Istrefi.
Postimi i plotë:
Pas perkrahjes masive (me plot te drejte) qe iu be “Profesorit qe vallezon”, me qene ne vend te Profes, do ta postoja ndonje video duke i mesuar/shpjeguar nxenesave lenden e tij. Me e pa opinioni qe si Profesor eshte edhe me i mire se si valltar. Edhe perkrahja do t’i rritej edhe me shume. Edhe followersat. Edhe material per mediat me vazhdu me bo klikime. Po thom, thash
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.