Aktori amerikano-meksikan William Levy (41), i cili u bë i famshëm për rolet e tij në telenovela të njohura, zbuloi se martesës së tij me modelen dhe aktoren Elizabeth Gutierrez pas nëntë vitesh i ka ardhur zyrtarisht fundi.
Edhe pse ky, sipas shumëkujt, çifti më i bukur i Amerikës Latine, që në fillim ka qenë i lidhur me skandale, ata duket se në fund i kanë dëmtuar, prandaj edhe kanë vendosur të marrin rrugë të ndara.
Çifti është i martuar që nga viti 2003. Ata patën ulje-ngritje të shumta, të gjitha për shkak të thashethemeve se Uilliam ishte jobesnik ndaj gruas së tij. Mediat dikur shkruanin se ai e tradhtoi me 80 femra.
Përveç kësaj, mediat e huaja shkruajnë se ai ishte në borxhe të mëdha dhe kundër tij është ngritur aktakuzë për detyrimin e një të miture për të kryer marrëdhënie seksuale.

