Mozzik padyshim është njëri ndër artistët më të kërkuar tash e disa vite.
Reperi shqiptar është mjaft aktiv me projekte muzikore, derisa shumë shpejt do të sjellë para publikut edhe albumin e tij të ri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Së fundmi ai ka pranuar disa pyetje nga më të ndryshmet nga ndjekësit e tij, ku Mozzik nuk ka hezituar t’u përgjigjet, e që njëra nga to ka qenë edhe rreth pasurisë së tij.
“Sa vjet je bo milioner”, ka qenë pyetja drejtuar reperit i cili ka treguar se një gjë të tillë e ka arritur në moshën 25 vjeçare.
Mozzik gjithashtu mori edhe pyetje tjera, asaj rreth jetës së tij personale, ku tha se tipi i gruas që ai do është thjesht të jetë njeri./Reporteri.net/
