×
  • Show Time
  • Show Time

    Reagon babai i Einxhel Shkirës pas debatit që Donaldi pati me vajzën e tij

    Reporteri
    03 Shkurt 2022 | 17:21

    Dy ditë më parë ndodhi një debat i ashpër në spektakël, mes Donaldit dhe Einxhelit.

    Kjo e fundit e akuzoi atë se në kohën kur kishte punuar me dy vëllezërit për emisionin “Binjakët”, Donaldi dhe Romeon nuk e kishin paguar për punën që ajo kishte bërë, as atë dhe as aktoren Marjana Kondi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Madje edhe Arjola pas spektaklit e pyet vetë Donaldin nëse e kishte paguar, dhe kjo gjë rezultoi të ishte ashtu siç tha Einxhel, që nuk e kishte paguar.

    Tani ka reaguar babai i moderatores përmes një shkrimi në Facebook, ku ka kërkuar nga televizioni në fjalë që të publikojnë kontratën e firmosur nga të dyja palët si dhe dëshminë që ajo është paguar për kohën sa ka qenë pjesë e emisionit “Binjakët”.

    Ai gjithashtu në fund të letrës thekson se dy vëllezërit Veshaj i kishin premtuar Einxhelit të tjera gjëra rreth punës dhe ka rezultuar krejt e kundërta./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!