Dyshja e njohur vitin e kaluar kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në Maldives e cila nuk zgjati edhe shumë dhe i ndanë rrugët.

Ndërkohë, së fundmi janë publikuar disa incizime ku Fisnik Syla ka mashtruar agjencinë turistike duke mos i paguar paratë dhe kështu iu ka mbetur borgj plot 23 mijë euro, madje ai ka falsifikuar dokumentin me pretekstin se i ka kthyer paratë në konton e agjencisë.

Fjolla Morinës ia publikojnë bisedën telefonike ku mohon borxhin mijëra eurosh të pushimeve në Maldive me Fisnik Sylën.

Reklamë

Përgjime tjera, teksa Fisnik Syla flet me pronarin e agjencisë janë bërë publike, ku ish-bashkëshorti i saj  zbulon se këngëtarja ka qenë shtatzënë.

Derisa biseda zhvillohet për pagesën e biletave të kthimit nga pushimet, Syla dëgjohet duke thënë: “Pasha këtë evlad që e kam në barkë, që e ka Fjolla në barkë”.

Rikujtojmë se, gjatë asaj kohë në media ka qarkulluar lajmi se Fjolla Morina është shtatzënë, megjithatë ajo e ka mohuar duke mos deklaruar asgjë dhe siç duket është detyruar ta ndërpresë shtatzëninë e saj.