×
  • Show Time
  • Show Time

    ”Më dërgoni në finale me Donaldin”, Monika ka një kërkesë për publikun

    Reporteri
    04 Shkurt 2022 | 15:20

    Finalja e madhe e Big Brother Vip është afruar.

    Madje edhe finalisti i parë është shpallur e që është Iliri.

    Ndërsa banorët tjerë ende janë nën ethe se çfarë do të ndodh me ta, kush do fitojë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh e kush do i marrë nga 10 mijë të premtuara për ata që vazhduan garën për më shumë se 100 ditë qëndrimi.

    Pas Ilirit një nga banorët që po shihet si finalisti i radhës ështe edhe Donaldi, siç duket për këtë ndikuan edhe fjalët e Mozzik që tha kur ishte i ftuar t’i argëtojë ata.

    Fjalët e tij me gjasë kanë ndikuar edhe tek banorët të cilët reaguan mjaft të prekur veçanërisht Einxhel.

    Ndërkohë së fundmi Monika ka bërë një kërkesë interesante për publikun duke iu lutur: Më dërgoni në finale me Donaldin.

    Ndryshe në nominim për sonte janë: Donaldi, Einxhel, Beniada dhe Arjola.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!