Menjëherë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj realizoi një këngë dedikuar Donald Veshajt.
Këngëtarja po vazhdon mbështetjen ndaj tij edhe me postime në rrjete sociale, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Së fundmi ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet Donaldi duke qëndruar në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP, derisa nuk ka munguar edhe një dedikim për të.
“Ti i ha sherret e debatit për mëngjes. Je më i vërteti aty brenda. Qëndro i fortë. Me ty deri në fund”, ka shkruar Ramosaj.
Theksojmë se ky postim i Beatrixës vjen pas atij që Semi Jaupaj, mikesha e Bora Zemanit bëri në Instagram, ku kishte publikuar një video duke kë.nduar këngën e Dafina Zeqirit.
“S’ka ktu faj veç Dafina, kur na dytë e dina që kena mu nda, je tu e pa…”, dëgjohet Semi duke kënduar këtë pjesë në videon e publikuar./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.