×
  • Show Time
  • Show Time

    Pak orë para spektaklit, Iliri shpërthen në lot në shtëpinë e Big Brother VIP

    Reporteri
    04 Shkurt 2022 | 19:04

    Kanë mbetur edhe 2 javë deri në finalen e Big Brother VIP.

    Ilir Shaqiri nisi aventurën e tij në Big Brother VIP me 5 tetor, derisa tri ditë më parë, në spektaklin e fundit ai u zgjodh finalisti i parë i këtij edicioni, shkruan Gazeta Online Reporteri.net

    Shaqiri është cilësuar nga publiku si njëri nga lojtarët më të fortë brenda shtëpisë.

    Derisa sot po bënte drekën dhe Big Brother kishte vendosur muzikë italiane, Iliri shpërthen në lot.

    “A te” nga artisti italian Jovanotti, ishte kënga e cila e përloti balerinin shqiptar.

    Theksojmë se Iliri la Italinë dhe të gjitha aktivitetet atje për të realizuar këtë eksperiencë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!