×
  • Show Time
  • Show Time

    “Ti zihesh me femrat mes rrugëve të Tiranës”, Einxhel e bën horë Donaldin LIVE në Big Brother VIP

    Reporteri
    04 Shkurt 2022 | 22:01

    Vazhdon ende debati mes Einxhel Shkirës dhe Donaldit në shtëpinë e Big Brother VIP.

    Donaldi e ka pyetur Einxhelin se për çfarë arsye ndodhet në shtëpinë e BBV, derisa kjo e fundit nuk ka hezituar aspak t’i përgjigjet, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ajo i tha se nuk ka ardhur për çmimin prej 100 mijë euro.

    “Unë kam ardhur për gjithçka, po jo për çmimin që ke ardhur ti. Unë jam këtu për ato gra që vuajnë e që ti i trajton keq”, tha Einxhel.

    Tutje ajo shtoi se e ka parë Donaldin duke u zënë rrugëve të Tiranës me femra.

    Ajo gjithashtu iu drejtua atij duke i thënë se ai veç burrë nuk është, por një mashtrues.

    “Ti nuk je burrë, je burracak, je një mashtrues”, përfundoi Shkira./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!