Pasi takoi fëmijët e saj në shtëpinë e Big Brother VIP, Big Brother i ka bërë një surprizë të madhe Arjola Demirit.
Pas një klipi të shfaqur, Arbana Osmani ka njoftuar Arjolën dhe fëmijët e saj se Big Brother i ka dhuruar asaj një apartament në Tiranë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Top Channel ka vendosur që të të dhurojë një apartament në Tiranë”, tha Arbana, derisa Arjola, fëmijët dhe gjithë banorët kanë shpërthyer në lot pas kësaj surprize gjigante.
Arjola ka falenderuar pafund stafin e Top Channel derisa ka thënë se para se të futej në Big Brother VIP u kishte thënë fëmijëve që pikërisht për këtë arsye po futej në këtë format, që nëse do fitonte çmimin e madh të blinte një shtëpi për të dhe fëmijët./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.