Ilir Shaqiri dhe Monika Lubonja, kanë qenë dyshja më e komentuar brenda shtëpisë së Big Brother. Fillimisht një marrëdhënie e afërt mes tyre për tu krisur më pas ku ka vijuar me kunja dhe akuza ndaj njëri-tjetrit dhe për tu ribashkuar sërish. Herë me kunja e herë me deklarata të ëmbla, dyshja ka qenë gjithmonë në qendër të mediave rozë.
Kur kanë mbetur edhe një javë e gjysëm nga finalja e madhe, Iliri dhe Monika kanë qëndruar në një krevat ditën e djshme, ku kanë shkëmbyer edhe puthje e përqafime mes njëri-tjetrit.
“E pe ça të kapme. Ishte e bukur kjo gjëja. Me mua ajo është kështu e ëmbël, me atë tjetrin je ndryshe e ke vënë re. Me mua shiko si perëndohesh”, tha Iliri.
“Epo perëndohem se janë dy dashuri të ndryshme”, shprehet duke qeshur me të madhe Monika.
Kujtojmë se Monika është në nominim për të martën bashkë me Beniadën, jo kush do dalë nga shtëpia, por kush do jetë zyrtarisht finalistja e dytë e BBV.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.