×
  • Show Time
  • Show Time

    “U interesuan për gjendjen time..”, Beatrix tregon çfarë ka biseduar me Romeon pas daljes nga shtëpia e famshme

    Reporteri
    07 Shkurt 2022 | 16:25

    Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj ditën e djeshme ka qenë e ftuar në programin dedikuar “Big Brother VIP” në “Fun Club Albania”, ku ka rrëfyer për periudhën pas daljes nga shtëpia dhe për raportin me vëllain e Donaldit, Romeon.

    Në natën që doli këngëtarja nga shtëpia, aktori Donald Veshaj i tha se kur të ketë nevojë për ndonjë gjë të telefonoj Romeon.

    “Për çdo problem telefono Romeon!”- ishte kjo porosia që Donaldi i la Beatrix natën që ajo la shtëpinë e “Big Brother VIP”.

    Deri tani ajo dhe Romeo nuk janë shfaqur bashkë publikisht dhe as në rrjetet sociale, sikurse ai ka bërë me disa ish-banorë si Fifi, Sarah, PM.

    Por, Beatrix tha se Romeo e ka mbështetur dhe i ka thënë:

    “Unë e kam parë sa mirë ndihej Donaldi me ty, bëhu e fortë!”- teksa Beatrix tha se familjarët e Donaldit janë interesuar për gjendjen e saj dhe i falenderoi. Po ashtu, ajo tha se nuk ishte në dijeni për surprizën e djeshme që Romeo i bëri Donaldit me helikopter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!