×
  • Show Time
  • Show Time

    Arbana Osmani futet në shtëpinë e Big Brother VIP, ka diçka për banorët

    Reporteri
    07 Shkurt 2022 | 17:25

    Banorët muaj më parë kishin kërkuar nga Arbana Osmani që t’ju gatuante diçka dhe t’ua sillte atyre në shtëpi.

    Një gjë e tillë ka ndodhur pikërisht ditën e sotme, ku Arbana së bashku me stafin e Big Brother VIP kanë gatuar disa ushqime për gjashtë banorët e mbetur, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ata kanë zgjedhur gatime të ndryshme për banorët, derisa ata nga ana tjetër janë mbyllur në dhomën e gjumit, Arbana dhe stafi janë futur në shtëpi për të rregulluar gjithçka në tryezën e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Theksojmë se nesër do të zgjidhet finalisti i dytë mes Monikës dhe Beniadës.

    Derisa të premten do të jetë gjysmë-finalja e këtij edicioni të parë VIP./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!