Rep-artisti Mozzik shumë shpejt do të sjellë albumin e tij të ri.
Ende pa dalë albumi, ka filluar të bëhet temë diskutimi në Zvicërr. Kështu ka bërë të ditur artisti përmes disa storieve në ”Instagram”.
Mozzik ka shkruar ”lajmet e Zvicrrës vec ia nisen me fol per ‘LamboZiki”.
Albumi ”Lamboziki” do të vijë më 14 shkurt të këtij viti dhe përbëhet nga gjithsej 14 këngë.
Përveç bashkëpunimit me Elvana Gjatën, ku sollën këngën ”Ska”, dhe bashkëpunimit me Noizyn me këngën ”Madam”, Mozzik do të sjellë edhe një bashkëpunim me vëllain e tij Getinjon.
Ndërkaq, projekti i fundit nga Mozzik është ”Ska”, të cilin e ka sjellur në bashkëpunim me artisten Elvana Gjata më 27 janar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.