Debati është ndezur sërish mes Ilirit dhe Donaldit në shtëpinë e Big Brother VIP.

Një deklaratë e Donaldit për gruan e Ilirit ka bërë që tonet të ngriten mes dy banorëve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Donaldi i kishte përmendur tradhtinë që Iliri i bëri gruas së tij.

Reklamë

Iliri iu përgjigj duke i thënë që edhe ai mund t’i përmendte diçka Donaldit, por nuk e bën për shkak se ai ka një të dashur në krah, Beatrixën, duke nënkuptuar këtu lidhjen e tij me Bora Zemanin.

Balerini shqiptar tha se edhe pse e kishte në majë të gjuhës ta thoshte këtë gjë, ai zgjodhi të mos e bënte asnjëherë./Reporteri.net/