×
  • Show Time
  • Show Time

    Beatrix i çoi mesazh Donaldit live mbrëmë, ky ishte reagimi i shoqes së Bora Zemanit

    Reporteri
    09 Shkurt 2022 | 9:36

    Të dyja këngëtaret ishin mbrëmë të pranishme në studion e “Big Brother VIP” pas daljes nga shtëpia.

    Semi Jaupaj dhe Beatrix Ramosaj ishin të ulura në panelin e banorëve të eliminuar dhe larg njëra tjetrës.

    Ish-banoret ishin ulur në të dy skajet dhe kështu as nuk komunikonin së bashku, madje një pyetje që Arbana i bëri Semit lidhur me një debat mes Donaldit dhe Ilrit në të cilin u përfshi edhe Beatrix, Semi nuk dha asnjë mendim.

    Kujtojmë se, gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme të dyja ishin shoqe dhe kalonin shumë mirë së bashku, megjithatë pasi Beatrix shfaqi hapur ndjenjat ndaj Donaldit duke e ditur se ende nuk ka përfunduar lidhja me moderatoren Bora Zemani, Semi ndryshoi qëndrim.

    Ndërkohë, mbrëmë Donaldit iu bë një surprizë nga televizioni Top Channel duke i dhënë mundësinë e moderimit të një programi bashkë me vëllanë e tij binjak, Romeon ai mori edhe një mesazh nga e dashura e tij, këngëtarja Beatrix Ramosaj.

    Me emocione, ajo u shpreh se e don shumë dhe mezi pret kur të dal jashtë. Ndërsa, kamera ka kapur reagimin e Semit (shoqes së ngushtë të Bora Zemanit) e cila ka reaguar me mimika të fytyrës se nuk i ka pëlqyer ajo gjë.

    Theksojmë se, Donaldi dhe Bora i kanë ndarë rrugët vitin e kaluar ku moderatorja e largoi nga rrjetet sociale pasi pa se ai nisi një lidhje tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!