×
  • Show Time
  • Show Time

    Zbulohen detajet, familja e Beatrix kundër lidhjes me Donaldin

    Reporteri
    13 Shkurt 2022 | 13:42

    Vendimi i Beatrix Ramosaj për të mos hyrë më në shtëpi ka ngjallur debate dhe komente në media e rrjete sociale.

    U tha se kjo erdhi si rezultat i një shakaje mes Ermal Mamaqit dhe banorëve të tjerë, përfshirë Donaldin, ku u përmendën Bora Zemani dhe Beatrix, gjë që e ka prekur këtë të fundit.

    Vendimi i triksës e ka mërzitur edhe partnerin e saj, Donaldin i cili është mes 4 finalistëve.

    Por, pas gjithë kësaj, thuhet se Beatrix është larguar nga Shqipëria për disa ditë. Nuk dihet arsyeja e saktë para kësaj e as vendndodhja e këngëtares, e cila ka qëndruar e heshtur edhe në rrjete sociale duke mos bërë asnjë reagim deri tani.

    Kuptohet se familja ka ndikuar në ndarjen e saj me Donaldin. Anxhelina ka reaguar duke postuar foton e Beniades si fituese duke dyshuar se kjo është arsyeja kryesore se pse u ndanë. Familja e saj e ka ndikuar që të ndahet nga Donaldi, pasi nuk e pëlqejnë, sepse mendojnë se aktori e ka përdorur.

    Kujtojmë që Ermal Mamaqi ka bërë një reagim lidhur me gjithë ngjarjen, ku tha se nuk e kishte për qëllim ta mërziste Beatrix dhe e gjitha ishte në formë shakaje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!