×
  • Show Time
  • Show Time

    “Duro agjërues se ti je fitues”, Fjolla Morina zgjedh të uroj me këto fjalë Shën Valentinin

    Reporteri
    14 Shkurt 2022 | 16:56

    Fjolla Morina ka zgjedhur të urojë festën e Shën Valentinit në një mënyrë krejt ndryshe.

    Këngëtarja kosovare ka uruar të gjithë ata që po festojnë në këtë ditë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Morina ka publikuar disa fotografi të saj derisa nuk ka munguar edhe një shkrim ndryshe nga të tjerët.

    “Duro agjërues se ti je fitues”, ka qenë mbishkrimi që ajo ka vendosur në këtë fotografi.

    Kujtojmë se Fjolla Morina ka qenë në lidhje dashurie me Fisnik Sylën me të cilin dhe u martuan në Maldive, por që lidhja e tyre përfundoi kur këngëtarja kosovare doli nga burgu disa muaj më parë.

    Madje edhe dy javë më parë Fisniki po akuzohet nga një agjension se i ka mashtruar për pagesën lidhje me biletat në Maldive ku dhe i propozoi martesë Fjolla Morinës, por që kjo e fundit tha se nuk është në dijeni për këtë pjesë pasi me të gjitha është marrë vetë biznesmeni./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!