Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi publikoi këngën “Komandant”, kushtuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Mirëpo, kjo këngë duket se nuk është pritur shumë mirë, pasi një media serbe i ka dedikuar edhe një shkrim.
KoSSev citon edhe disa nga vargjet e këngës: “Ne askujt s’i kemi hak, e kemi mbrojtë çdo pëllëmbë me gjak, jemi betuar për atdhe, bashkë me ju jemi ne. Komandant, këtu na ke, ju që dhatë gjithçka për atdhe”.
Sipas “KoSSev”, pak pas publikimit në YouTube, kënga ka marrë afër 5500 pëlqime.
Në fund, ky medium tregon se në Hagë po zhvillohet një proces gjyqër kundër disa prej njerëzve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, dhe e sjell të plotë në gjuhën serbe, tekstin e këngës së re të Leonorës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.