Finalistët po diskutojnë tema të ndryshme kohët e fundit, gjithashtu edhe për eksperiencën e tyre brenda shtëpisë së famshme.
Së fundmi, modelja, Beniada Nishani iu ka bërë pyetje Ilirit dhe Donaldit.
Derisa bisedonin, Beniada pyet nëse dy konkurrentët e kishin menduar ndonjëherë të linin lojën e “Big Brother”.
Aktori, Donald Veshaj u shpreh se e ka çuar në mendje. Madje ka menduar nëse hyrja e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte gjëja e duhur që ai ka bërë. Megjithatë, pavarësisht këtyre mendimeve, Donaldi tha se egoja nuk ia ka lejuar ta lë lojën.
Theksojmë se, Donaldi ka pasur një sërë ngjarjesh që i kanë ndodhur sa ka qenë jashtë por e kanë ndjekur edhe gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP”.
Ndryshe, ai u zgjedh finalisti i tretë pasi Iliri ishte i pari dhe Beniada e dyta në përzgjedhjen e “Vëllait të Madh”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.