×
  • Show Time
  • Show Time

    Reagon Balina Bodinaku sërish pasi tha se Beatrix ka shkuar në Dubai me të dashurin

    Reporteri
    16 Shkurt 2022 | 12:29

    Gjatë ditës së djeshme u publikuar disa biseda në rrjete sociale ku përfshinin opinionisten e Big Brother VIP, Balina Bodinakun dhe Beatrix Ramosajn.

    Bodinaku kishte zhvilluar me një person një bisedë rreth udhëtimin të Beatrixës në Dubai, në të cilën pretendohej se këngëtarja kosovare ndodhet në Emiratet e Bashkuara me të dashurin e saj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Pas kësaj, nuk vonoi shumë erdhi edhe reagimi i Beatrix Ramosajt e cila hodhi poshtë gjithçka kishte thënë Balina Bodinaku, madje e paralajmëroi se nëse do vazhdonte ta sulmonte do ndiqte edhe rrugët ligjore.

    Por, një reagim pas gjithë kësaj situate ka ardhur edhe nga Balina e cila ka pranuar se biseda është zhvilluar me një llogari fallco dhe saj, por që nuk e ka menduar se do shkonte kështu.

    Ajo madje shkruan se nuk ka shkruar se është fakt i kryer se Trixa ndodhet me të dashurin në Dubai, derisa në fund thekson se ky është një qëndrim personal i saj dhe asgjë nuk ka të bëjë me produksionin e Big Brother VIP./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!