×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtari shqiptar kapet me kokainë si dhe dy peshore precize dhe 4 telefona mobil

    Reporteri
    16 Shkurt 2022 | 15:27
    LAJMI I FUNDIT - SHOW BIZ - REPORTERI

    Këngëtari shqiptar Arian Begaj është arrestuar nga policia greke për posedim të lëndëve narkotike. Ai është kapur bashkë me një 63-vjeçar grek dhe policia iu gjeti një kilogram hashash, një pistoletë dhe katër karikatorë të mbushur me fishekë.

    Pas kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij janë kapur edhe 50 gram kokainë si edhe një sasi prej rreth 9 mijë eurosh.

    Po ashtu, të arrestuarve u janë kapur dhe dy makina, dy peshore elektronike precize dhe katër celularë. Sipas mediave greke, këngëtari shqiptar i muzikës popullore jetonte në Artemida të Atikës dhe kishte leje qëndrimi në Greqi.

    Çfare kapi policia greke?

    Policia beson se dyshja është përgjegjes për trafikun e sasive më të mëdha të hashashit dhe kokainës në territorin grek duke bërë edhe shpërndarjen e saj. /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!