×
  • Show Time
  • Show Time

    Arjola nuk e përfilli në Big Brother Fan Club, vjen deklarata e parë e Monikës për raportin e tyre

    Reporteri
    17 Shkurt 2022 | 16:37

    Aktorja e njohur Monika Lubonja, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Pardon My French”, ku ndër të tjera ka sqaruar edhe marrëdhënien me Arjolën.

    Monika tha se Arjola është treguar një mikeshë shumë e mirë për të dhe e ka dëshmuar në shumë situata.

    “Arjola ka qenë mbështetëse e fortë e Ilirit, por unë nuk doja të diskutoja me të se kë mbështet ajo. Unë mendoj që euforizmat më duken të tepruara,”, u shpreh ajo.

    Ndërkohë, ajo që është përfolur më së shumti ka qenë momenti teksa Monika po shprehte vlerësimin dhe dashurinë ndaj Arjolës, kjo e fundit ka reaguar në një mënyrë indiferente, me një mimikë jo shumë përfillëse.

    Ku sipas Monikës, një reagim është mëse i kuptueshëm pasi që kanë qenë rreth 48 orë pa gjumë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!