Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ka pak ditë që ka nisur turneun e saj “Future Nostalgia”. Dua e filloi më 9 shkurt në Miami, për ta vazhduar me performancën e saj të dytë në Nashville të Tenesisë pak ditë më pas. Ajo është shfaqur me veshjen e njëjtë në të dy koncertet.
Bëhet fjalë për kostumin e verdhë të markës “Balenciaga”, i cili ka tërhequr vëmendjen për shkak të një detaji interesant.
Performanca e Duas e veshur me këtë kostum ngjason me ngjyrat e flamurit të Kosovës.
Këngëtarja shfaqet me të verdhë në mes ashtu si harta në flamurin e Kosovës, shoqëruar nga gjashtë balerinë me ngjyrë të kaltër. Gjithashtu një ngjyrë tjetër e flamurit i cili aq sa numri i balerinëve të performancës ka yje që përfaqësojnë minoritetet e vendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.